GazetaMax
Lajme

Kreu i Butelit, Kostovski me mjete të siguruara nga SHBA zgjidh problemin shumëvjeçar me ujësjellësin për Lubotenin dhe Lubancën

Një ditë historike për banorët e vendbanimeve Luboten dhe Lubancë! Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski duke paralajmëruar fillimin e përgatitjes së dokumentacionit për nisjen e realizimit të projektit i cili do të lidhë këto dy vendbanime me rrjet të ujësjellësit dhe me këtë do të sigurohet ujë i pijshëm.

“Ajo që për shumë njerëz ishte vetëm një utopi, për mua dhe ekipin tim ishte një motivim për të zgjidhur një nga problemet më të mëdha shumëvjeçare në komunën e Butelit, që është një furnizimi stabil me ujë të pijshëm për Lubotenin dhe Lubancën. Projekti kryesor i premtuar para zgjedhjeve të fundit lokale do të bëhet realitet”, ka thënë kryetari i Butelit, Darko Kostovski.

Sipas Kostovskit pas kompletimit të dokumentacionit për këtë projekt, të njëjtat do t’i dorëzohen partnerëve tanë strategjikë, SHBA-ve, me mjetet financiare të të cilëve edhe do të realizohet ky projekt madhor.

“Me këtë mund të thuhet se përfundimisht do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për mbi 3500 banorë të këtyre dy vendbanimeve. Një falënderim i veçantë shkon për partnerin tanë më të madh strategjik, Ambasadën Amerikane, me mbështetjen e plotë të së cilës do të realizohet një nga projektet më të mëdha në historinë e Komunës së Butelit”, ka thënë Kostovski.

Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski edhe njëherë duke iu drejtuar të gjithë banorëve të komunës me të cilën ai udhëheq ka thënë se angazhimi me qëllim sigurimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë bashkëqytetarët është një angazhim për të ardhmen!

Related posts

Aksion i madh i inspektoratit komunal në Tetovë

Gazetamax.mk

Shpërthen zjarr në malin mbi Strugë

Gazetamax.mk

Petkov: Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së do të zgjasë 10 vite

Gazetamax.mk