GazetaMax
Lajme

Osmani në Takimin Ministror të NATO-s në Pragë

“Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për stabilitetin rajonal”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka marrë pjesë në Takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, në Pragë.

Në fokus të takimit ishte situata aktuale e sigurisë, me theks në forcimin e mbështetjes për Ukrainën. Ministrat iu referuan edhe vendimeve që do të miratohen në Samitin e NATO-s në Uashington.

Osmani iu referua nevojës për përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike.

“Është thelbësore të integrohet Ballkani Perëndimor për të konsoliduar stabilitetin në rajon dhe për të parandaluar ndikimet destabilizuese nga palët e treta. Perspektivat e BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të konsiderohen si politikë strategjike e sigurisë”, ka theksuar Osmani.

Njëherit, Osmani theksoi qëndrimet tashmë të njohura të vendit tonë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka qenë e vendosur në mbështetjen e saj për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus. Ai theksoi gjithashtu se si një anëtar i besueshëm i Aleancës, vendi tashmë ka tejkaluar kufirin e ulët prej 2% të PBB-së për investimet në mbrojtje, si dhe theksoi se është një mbështetës i fortë i politikës së dyerve të hapura të Aleancës.

Related posts

Korrupsioni po përzë çdo ditë e më shumë të rinjtë

Gazetamax.mk

“Konkurset për punë dëmtojnë edhe më shumë të pa punët, shpenzime për aplikim në fund pranohen ata që janë të deleguar”

Gazetamax.mk

ASK-ja nesër bëhet me drejtor të ri, Dimovski shkon ambasador në Francë

Gazetamax.mk