GazetaMax
Lajme

Osmani nga Vjena: Vlerat e OSBE-së janë më të rëndësishme, përgjegjësia bie mbi 57 vendet anëtare

Shkup, 12 janar – Parimet dhe obligimet e OSBE-së nuk mund të jenë lëndë negociatash. Ajo që mund të punojmë me të gjitha anëtaret tona në drejtim që të ripërtërihet dialogu dhe të riafirmohet përkushtimi i këtyre parimeve, deklaroi kryesuesi me OSBE-në dhe shef i diplomacisë, Bujar Osmani, në Vjenë në konferencë shtypi.

“Punë e jonë si kryesues të OSBE-së është ta udhëheqim organizatën në këto kohëra të vështira por kjo është përgjegjësi të cilën e ndajnë të gjitha 57 vendet anëtare në drejtim të përmbushjes së prioriteteve tona dhe programi i cili u shërben njerëzve të të gjitha vendeve-anëtare. Ne duhet të shpikim zgjidhje të reja, parimet dhe obligimet e organizatës tonë nuk mund të jenë lëndë negociatash. Nuk do të negociojmë dhe nuk mund të negociojmë për këto parime që janë themel i kësaj organizate dhe arsye për ekzistimin e saj. Ajo që mund ta bëjmë me të gjitha anëtaret tona në drejtim të ripërtëritjes së dialogut dhe të riafirmohet përkushtimi i këtyre parimeve”, sqaroi Osmani në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp pas prezentimit të prioriteteve të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Ai potencoi se moto e kryesimit tonë me OSBE-në “Për njerëzit bëhet fjalë” del pikërisht nga vendosja e qëllimit për t’u potencuar se organizata ka rol të rëndësishëm, se po bën ndryshime në terren dhe se ndikon në jetën e njerëzve.

“Ky do të jetë narrativi kryesor i yni dhe mënyrë që t’i bindim vendet se duhet sërish t’i kthehemi parimeve të organizatës, pasi ato japin hapësirë për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe ndikojnë në jetën e njerëzve. Kjo është ideja jonë kreative e cila nuk është shpikur prej nesh por prej themeluesve të organizatës”, nënvizoi Osmani.

Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Hellga Shmid deklaroi se ky është ndër vitet më të vështira të Organizatës, por të involvuara janë edhe disa organizata të tjera ndërkombëtare si edhe multikulturalizmi. Megjithatë, në këtë rast ky është rezultat i veprimit të një anëtare të tyre e cila i ka thyer parimet themelore të organizatës dhe për këtë u pajtua me Osmanin se kyç është riafirmimi i fuqishëm dhe përkushtimi i rregullave themelore të OSBE-së.

Lidhur me mbijetesën e organizatës e cila vendimet i merr me konsensus, ajo vuri në dukje një model të ri financimi, një program i ri i zhvilluar muajt e fundit jashtë kuadrit buxhetor, në formën e donacioneve për projekte, për të cilat nuk zbatohet rregulli i unanimitet. Kjo e lejoi organizatën të funksiononte përsëri, personeli i tyre tashmë është në Kiev me kërkesë të qeverisë ukrainase dhe po punon në terren për projektet.

Në OSBE anëtare janë 57 shtete në mesin e së cilave SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina. Organizata i ka edhe 11 vende partnere.

Related posts

Qytetarët të aplikojnë deri në fund të muajit: Rritet mundësia e amvisërive me të ardhura të ulëta për subvencione nga 600 deri në 800 denarë për faturën e rrymës

Gazetamax.mk

Gjatë vikendit me Covid janë infektuar 69 persona, 85 janë shëruar

Gazetamax.mk

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Suedisë, Ami Larson Xhein

Gazetamax.mk