GazetaMax
Lajme

Osmani: Nuk është vetëm ndryshim i madh, ky është edhe revolucion politik

Kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani ka vlerësuar lartë zgjerimin e Frontit Europian. Osmani në tubimin e sontëm në Gostivar theksoi se bashkësitë e tjera etnike i kanë përzgjedhur shqiptarët për tu bërë gardian edhe i interesit të tyre të dhe të ardhmes të tyre.

“Na kanë përzgjedhur, sepse besojnë në guximin tonë, besojnë në forcën tonë, në sinqeritetin tonë, besojnë në fjalën e dhënë, besojnë se kur Ali Ahmeti e thotë edhe e bën.

Ky besim që na është dhënë neve shqiptarëve që të bëhemi gardian edhe i interesave të të gjitha komuniteteve sa është respekt, është edhe obligim që këtë të ardhme ta sigurojmë për të gjithë”, tha Osmani.

Sipas tij, ky nuk është vetëm ndryshim i madh ky është edhe revolucion politik, është mesazhi më i mirë, se bashkë jemi edhe më të fortë, se diversiteti është forca e jonë.

Related posts

Shaqiri: Rritja e pagës prej 15% për mësimdhënësit fillon nga shtatori

Gazeta Max

BE i vendos sanksione të reja Rusisë, ndalohet eksporti i mallrave luksoze dhe përdorimin e kriptovalutave

Gazeta Max

Bashkim Ramosaj nis tubimet elektorale me përkrahje të fuqishme në Gramaçel dhe Jasiq të Ri

Gazeta Max