GazetaMax
Lajme

Osmani premton revitalizimin e fushave dhe sallave sportive

Kandidati i AKI-së, për postin e kryetarit të Çairit, Bujar Osmani, tha se nga analizat e bëra, rezulton se Çairit i mungon një vizion dhe strategji për sportin, se nuk ka salla sporti, ndërsa ato që janë, ose nuk janë funksionale ose jepen në mënyrë jo transparente dhe korruptive. Ai premton revitalizim të fushave dhe sallave të sportit, me qëllim që t’u ofrohet qytetarëve të Çairit, mundësi që të bëjnë sport qoftë për rekreacion, qoftë për shëndetin e tyre.

“Do të nisim fillimisht me revitalizimin e fushave dhe sallave sportive, i keni këtu mbrapa meje, palestrën sportive ‘Enver Idrizi’ në Serovë, me të gjitha nevojat që duhet të plotësohen për ofertë, për shërbim sportiv në bazë të standardeve, palestrën sportive ‘Vasil Gllavinov’ menjëherë, edhe pse e dini që ‘Vasil Gllavinov’ është pjesë e projektit të madh të Mishell Rojkin për shkollë të re, çerdhe të re, parking nëntokësor dhe kënd lojërash. Pastaj palestra sportive ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon, rinovim i tërësishëm i sallës, palestra sportive liria në Gazi Babë”, deklaroi Bujar Osmani, kandidat i AKI-së për komunën e Çairit. /Alsat.mk

Related posts

Kostovski: Atë që BDI nuk e bëri për 20 vjet në Luboten, ne e realizuam për vetëm 4 vite

Gazeta Max

Drejtori i AZGJ-së, Sela: Përmes Ligjit për përdorimin e gjuhëve, rregullohet bashkëjetesa dhe barazia në vend

Gazeta Max

U arrestua për trafik droge, burg për zyrtaren e AKSHI-t

Gazeta Max