Në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim bilateral me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopoulo.
“Maqedonia e Veriut dhe Greqia si partnerë dhe aleatë duhet të luajnë rol kyç në sigurimin e stabilitetit rajonal. PBEJL si iniciativë është platformë e mirë për dialog dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, theksoi Osmani.
Tema e bisedës ishte perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme nga Greqia.
“Greqia është mbështetëse e rënësishme dhe e fortë e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, si dhe një aleate e besueshme dhe domethënëse në NATO. Presim që kjo mbështetje për BE-në dhe bashkëpunimin në NATO të vazhdojë të zhvillohet dhe të përmirësohet në periudhën e ardhshme. Integrimi europian i rajonit ka domethënie të madhe strategjike dhe është në interesin e përbashkët për sigurinë e përgjithshme rajonale dhe evropiane”, tha Osmani.
Në takim, bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga dinamika me të cilën janë zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, veçanërisht në shtatë vitet e fundit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, duke theksuar nevojën e respektimit dhe zbatimit të plotë të saj nga të dyja palët.