GazetaMax
Lajme

Osmani takon homologen japoneze, Suzuki Takako

Tokio, 31 maj – Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë dhe potenciali për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe afarist u diskutua në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministres japoneze Suzuki Takaku.

Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, që u vlerësuan si jashtëzakonisht të ngushta dhe miqësore.

Osmani falënderoi për ndihmën e plotë të Japonisë përmes donacioneve të ndryshme, granteve dhe projekteve, që e nxisin zhvillimin tonë ekonomik dhe social.

Siç njofton MPJ-ja, në takim u bë fjalë edhe për potencialin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe biznesor, me ç’rast u përshëndet pjesëmarrja e ardhshme e Maqedonisë së Veriut në Osaka EKSPO 2025, si dhe prezantimi biznesor nga ana e Osmanit në Forumin e biznesit në Organizatën Japoneze për Tregti Ndërkombëtare (JETRO).

Njëherazi, bashkërisht u dënua invazioni rus ndaj Ukrainës, që paraqet kërcënim jo vetëm për paqen dhe stabilitetin e kontinentit evropian, por gjithashtu e synon edhe Indo-Paqësorin dhe të gjithë arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, të cilat u vlerësuan si shumë të mira dhe me trend të vazhdueshëm në rritje, u diskutua për bashkëpunimin në planin multilateral dhe mbështetjen e ndërsjellë për kandidatura në organizata ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, u dënua së bashku pushtimi ushtarak rus i Ukrainës, i cili përbën një kërcënim jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në kontinentin evropian, por gjithashtu synon Indo-Paqësorin dhe të gjithë arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, të cilat u vlerësuan si shumë të mira dhe me trend të vazhdueshëm rritës, u diskutua për bashkëpunimin shumëpalësh dhe mbështetjen e ndërsjellë për kandidaturat në organizatat ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit u njoftuan edhe për situatën në rajonin e Indo-Paqësorit, si dhe për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor. Me këtë rast, u theksua mbështetja japoneze për proceset eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, e cila është veçanërisht e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në vend dhe në rajon. Osmani, nga ana e tij, shprehu mbështetjen për angazhimin e Japonisë për Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, duke dërguar mesazh të fuqishëm se status quo-ja ndërkombëtare në rajonin e theksuar nuk duhet të ndryshohet në mënyrë të njëanshme dhe me dhunë.

Osmani nga Tokio shkon për vizitë në Uashington, ku do ta udhëheqë delegacion qeveritar në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

Related posts

Nefi Useini dorëhiqet si këshilltar në komunën e Ohrit

Gazetamax.mk

Greva në shkolla vazhdon, në kopshte situata më e qetë

Gazetamax.mk

I punësuari në NQP Shkup kërcënon se do të eksplodojë bombë gjatë protestave, arrestohet nga policia

Gazetamax.mk