GazetaMax
Lajme

Pacolli thirrje që Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”: Eshtë koha e duhur

Prishtinë, 8 Qershor – Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli thotë se Kosova duhet të jetë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Sipas tij, Kosova duhet të mos vetëizolohet kur vendet e rajonit flasin për ura, integrim dhe sfida. Pacolli shprehet se ka dëshirë ta shohë Kosovën “në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi”, në këtë nismë të mbështetur fuqimisht nga SHBA.

    “Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkans, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vêzhguesit. Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA.

    Eshtë koha e duhur (kemi 3 KM shqipëtar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni! Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet dicka që shkon ne dëm të Kosovës.

    Kosova nuk guxon të hezitok dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë europiane. Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan ne favor te Kosovës).

    Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet per sfidat”, shkruan Pacolli.

Related posts

MASh për kritikat e KE dhe skandalet me librat: Punojmë për cilësi, gabimet do të përmirësohen ose librat do të tërhiqen

Gazetamax.mk

Lufta kundër krizës energjetike dhe të çmimeve: Masat qeveritare, qëndrueshmëria fiskale dhe reformat në financat publike

Gazetamax.mk

Allabakovski dënohet me gjashtë muaj me kusht për shkaktimin e zjarrit në Q.K “Vanço Mihajllov”

Gazetamax.mk