GazetaMax
Lajme

Paga mesatare për muajin maj ishte 45,796 denarë

Neto-paga e paguar mesatare në maj të këtij viti ishte 45 796 denarë, që është 11 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Siç informon ESHS, rritja e këtillë i referohet, para së gjithash, rritjes së neto-pagës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit për 23.9%, Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim të automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 15.1% dhe Arsim për 14.4%.

Rritje e neto-pagës së paguar mesatare mujore për të punësuar në raport me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimeve për 13.5 %, Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim të automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 5.4% dhe xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 5.1%.

Bruto-paga mesatare, ndërkaq, për të punësuar në maj 2025 ishte 68 859 denarë.

Related posts

Dy viktima nga Covid dhe 57 raste të reja

Gazeta Max

Pendarovski me bashkëshorten bënë homazhe tek arkivoli i Elizabeth

Gazeta Max

Shkoi për pushime në Shqipëri- Ia vjedhin veturën në oborr të shtëpisë

Gazeta Max