Paga minimale për muajin mars të këtij viti, e cila do të paguhet në prill, do të jetë rreth 24.400 denarë, ose rreth 2.200 denarë më shumë se paga aktuale, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski. I pyetur se kur do të caktohet seanca e Këshillit Ekonomiko-Social dhe nëse do të diskutohet për pagën minimale ai tha se për sot është caktuar seanca e qeverisë në të cilën do të diskutohet edhe për këtë çështje.
“Kam folur me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, sot do të kalojmë informacione në përputhje me ligjin, mendoj se paga minimale do të rritet në 24.400 denarë, kjo është sipas ligjit. Tani nuk kemi një sindikatë përfaqësuese në Këshillin Ekonomiko- Social, është formuar një komision që do të përcaktojë përfaqësimin do ta respektojmë konsensusin që ata e arrijnë. Rritja e pages minimale që do të paguhet në prill do të jetë përafërsisht 2 200 denarë më shumë se paga minimale aktuale”.
Edhe ministri i ekonomisë dhe punës Besar Durmishi i pyetur lidhur me këtë çështje tha se sipas ligjit deri në fund të muajit duhet të përllogaritet dhe përcaktohet paga minimale. “Komisioni për përcaktimin e sindikatës e cila i plotëson kushtet tashmë është votuar në seancë qeveritare, ata kanë filluar punën dhe së shpejti do të dalin me përfundim”, sqaroi ai.