GazetaMax
Lajme

Pandov takon drejtorin e Shoqatës Europiane të Kartës Rinore (EYCA), Manel Sanchez dhe menaxheren e programit, Corina Pirvulescu

Stole Pandov, këshilltar për të rinj në kabinetin e kryeministrit Hristijan Mickoski, sot u takua me drejtorin e Shoqatës Evropiane të Kartës Rinore (EYCA), Manel Sanchez dhe menaxheren e programit, Corina Pirvulescu.

Sot mbajta një takim me drejtorin e Shoqatës Evropiane të Kartës Rinore (EYCA), Manel Sanchez dhe menaxheren e programit, Corina Pirvulescu.

Bashkëpunimi me EYCA-n është i një rëndësie të madhe për të gjithë të rinjtë, pasi përmes kartës atyre u ofrohen zbritje në një numër të madh shërbimesh, që nga transporti dhe akomodimi deri tek ngjarjet dhe aktivitetet kulturore, gjë që përmirëson ndjeshëm jetën dhe mundësitë e zhvillimit të të rinjve. Presim një realizim të suksesshëm të projektit, i cili do t’u japë të rinjve nga Maqedonia mundësi për mobilitet më të mirë dhe kreativitet me të rinjtë në Evropë.

Në fokus të bisedës ishin mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit që do t’i inkurajojë të rinjtë në Maqedoni të shfrytëzojnë avantazhet e kartës rinore evropiane. Diskutuam projektet dhe mundësitë e ardhshme për të prezantuar përfitime të reja që do t’u mundësojnë të rinjve të kenë akses në shërbime në mënyrë më efikase.

Related posts

Zajkova konfirmon se gjatë takimit me Kovaçevskin është diskutuar dhe zgjerimi i shumicës parlamentare

Gazeta Max

Padi penale për kryetarin e Kriva Pallankës

Gazeta Max

Në prag të emrit, Alimehmeti: Kandidati i Tiranës vjen së shpejti, jemi në bisedime

Gazeta Max