GazetaMax
Lajme

Panel diskutim në Kabinetin e presidentit me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediumeve

Shkup, 3 maj – Me rastin e 3 Majit – Ditës botërore të lirisë së mediumeve, në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski do të mbahet panel diskutim kushtuar sigurisë së gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë.

Ngjarja organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), ndërsa në të fjalime do të kenë përfaqësues të disa organizatave mediatike në vend.

Dita botërore e lirisë së mediumeve shënohet nga viti 1993 dhe çdoherë më 3 maj. Qëllimi është të promovohet pranimi i lirisë së mediumeve, të theksohet rëndësia e mbrojtjes së lirive mediatike dhe lufta kundër të gjitha formave të ndikimit ndaj mediumeve, si dhe të përkujtohet në punëtorët mediatikë, të cilët e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së punës së tyre.

Related posts

Pasagjerët ‘luftojnë’ për t’i shpëtuar zjarrit që përfshiu një traget në Tajlandë

Gazeta Max

Pendarovski: Nuk përjashtohet mundësia që në “listën e zezë” të SHBA të gjenden edhe funksionarë aktualë

Gazeta Max

Shaqiri në Forinë: Prej sot filloj me vizitë në të gjithë 70 objektet shkollore të cilat MASH i rikonstruoi gjatë muajve të kaluar

Gazeta Max