GazetaMax
Lajme

Paralajmërimet amerikane kundër korrupsionit/Arta Bilalli nga BDI: Pres që së shpejti të ketë rezultate

Shkup, 12 Dhjetor – Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në emisionin Klan Debat ka përshëndetur iniciativën dhe paralajmërimet e Ambasadores së SHBA-së për zbulimin e aferave korruptive dhe funksionarëve të korruptuar dhe shtoi se pret rezultate konkrete së shpejti. Ndërsa sa i përket anulimit të vizitës së delagacionit amerikan në vend, Bilalli Zendeli u shpreh se bëhet fjalë për shtyrje të vizitës për një periudhë jo shumë të gjatë, deri pas festave të fundvitit.

“Me bindje të plotë mund të konstatoj se që nga momenti i zbritjes së zonjës Ageler sikur u tentua e u arrit që përhapet një energji kundër korrupsionit dhe mendoj se jorastësisht ato mesazhet e para të saj, që i dërgoi në mënyrë mjaft direkte ishin për luftën kundër korrupsionit. Patjetër se mirëpresim një iniciativë të tillë dhe pres që së shpejti të ketë rezultate”, deklaroi Arta Bilalli Zendeli.

Related posts

Gjykata Kushtetuese e Tajlandës e pezullon nga detyra kryeministren Shinawatra

Gazeta Max

Vuçiq: Në Maqedoni dhe Serbi po bie entuziazmi për hyrje në BE

Gazeta Max

Nga 5 mijë denarë për secilin nxënës të klasës së parë jep kryetari i komunës së Karbincit

Gazeta Max