GazetaMax
Lajme

Paralajmërohet zgjerimi i rrugës në Çairçanë/ Ganiu: Do të bëhet shpronësimi i objekteve përreth

Shkup, 8 Qershor – Këto ndarëse betoni nuk do të qëndrojnë edhe gjatë në rrugën “Cvetan Dimov”, të njohur si Çairçanja. Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, tha se kanë gjetur zgjidhjen më të mirë për kaosin e trafikut në këtë zonë.

“Do ta shihni zgjidhjen më të mirë. “Cvetan Dimov” do të ketë zgjidhje të plotë siç është premtuar para qytetarëve edhe ashtu do të implementohet, po punojmë me kryetarin, jemi në fazë finale, së bashku do ta paralajmërojmë projektin, nuk dua që para kohë të dal dhe të flas, sepse jemi marrë vesh që ta plasojmë së bashku si projekt për çairasit dhe për të gjithë qytetarët që kalojnë në këtë pjesë të qytetit”- deklaroi Danella Arsovska – Kryetare e Shkupit.

Zgjidhja që është pranuar është zgjerimi i rrugës, tregon për TV21 kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke paralajmëruar se për dy javë do të nis mënjanimi i objekteve përreth.

“Është pranuar dëshira e kamotshme e qytetarëve që rruga “Cvetan Dimov” të zgjerohet. Për dy javë do t’u lëshohen letra objekteve përreth se duhet të bëhet shpronësimi. E njëjta do të mundësojë funksionalitet më të lehtë, sepse është arterie kryesore që lidh Çairin me Qendër. Ka kaluar projekti ideor dhe ka gatishmëri nga Qyteti i Shkupit”- pohoi Visar Ganiu, Kryetar i Çairit.

Kujtojmë se ndarëset e betonit janë vendosur para rreth 2 vitesh nga ish kryetari i Shkupit Petre Shilegov, me qëllim të rregullimit të komunikacionit, por këtu trafiku vazhdon të jetë i dendur për gjatë gjithë ditës.

Related posts

Shaqiri dhe studentët sot debatojnë për avancimin e ligjit për subvencionimin e racionit për studentë

Gazetamax.mk

Kovaçevski para Kongresit: Pres debat të hapur

Gazetamax.mk

Stabilizim te patundshmëritë, por çmimet janë për 20% më të larta

Gazetamax.mk