GazetaMax
Lajme

Parashikimi i frikshëm i analistit: Nëse trendi i rënies vazhdon, VV-ja mund të bie në 29.50%

Analisti politik Shenoll Muharremi ka treguar trendin e rënies në votë të VV-së.

Duke iu referuar matjeve të Omnibus, ai ka treguar se trendi i rënies së LVV-së rezulton të jetë rreth 0.87% në muaj.

Nëse kjo rënie vazhdon edhe në muajt e ardhshme, Muharremi ka bërë me dije se LVV deri në mars të vitit 2026 do të mund bie në 29.50%.

“Sipas matjeve Omnibus, LVV ka regjistruar një rënie nga 42.50% në dhjetor 2024 në 37.30% qershor 2025. Kjo nënkupton që ka humbur 5.2 pikë përqindje për pesë-gjastë muaj. Trendi i rënies së LVV-së rezulton të jetë rreth 0.87% në muaj. Nëse ky trend vazhdon edhe muajt e ardhshëm, atëherë LVV deri në mars të vitit 2026 do të mund bie në 29.50%. Ndërsa në matjet e ardhshme në shtator mund të dal 34.70%, ndërsa në atë të dhjetorit 32.10%”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Related posts

Do të shqyrtohet mundësia e vazhdimit të llogaritjes verore të kohës

Gazeta Max

Taravari: Nëse marrim garanci për 80 vota, mund t’i fillojmë negociatat për të hyrë në Qeveri

Gazeta Max

Haxhiu: Moscertifikimi i Listës Serbe fitore e rëndësishme për demokracinë

Gazeta Max