GazetaMax
Lajme

Parashtrohen 220 aplikime online për subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter

Shkup, 13 qershor – Pasi Qyteti i Shkupit sot e shpalli thirrjen publike për subvencione të inverterëve, janë parashtruar 220 aplikime onlajn. Nga Qyteti i Shkupit thonë se jehona e këtillë tregon interes të madh të qytetarëve për marrjen e mjeteve për kompensim të një pjese të shpenzimeve.

“Sipas vlerësimeve për pagesën në vlerë maksimale mbeten mjete financiare për rreth 120 aplikime. Nëse plotësohet numri prej rreth 340 kërkesave, aplikimi onlajn do të ndërpritet automatikisht për të shqyrtuar kërkesat dhe në përputhje me të të bëhet vlerësimi i mjeteve financiare”, theksohet në kumtesë.

Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2022 për këtë qëllim janë parashikuar 24 milionë denarë.

Thirrja publike përfshin qytetarët të cilët kanë blerë kondicioner inverter nga data 1 janari vitit 2022, deri në përfundimin e Thirrjes publike më 1 nëntor të vitit 2022 ose në ditën e shterimit të mjeteve. Qytetarëve, siç theksuan nga Qyteti i Shkupit  do t’u kompensohen plotësisht shpenzimet për blerjen e kondicionerëve inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë në vlerë neto.

Related posts

Së shpejti seanca e komisionit për bashkëpunim tregtaro-ekonomik mes RMV-së dhe Kazakistanit

Gazetamax.mk

Spasovski: Të bashkuar ndaj të gjitha sfidave dhe problemeve

Gazetamax.mk

Filloi fushata “Shtrije dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës” – nevojitet numër më i madh i familjeve kujdestare

Gazetamax.mk