GazetaMax
Lajme

Pas Joshko Gvardiolit, lëndohet tjetër futbollist kroat

Publiku i futbollit kroat nuk është rikuperuar ende nga lajmi se Joshko Gvardiol , shtylla e mbrojtjes dhe një nga mbrojtësit më të mirë në botë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë.

Gjatë fitores bindëse 8-1 të Bajernit ndaj Volfsburgut, Josip Stanishiç pësoi lëndim në minutat e fundit të ndeshjes.

“Nuk dukej mirë, ai e shtrembëroi kyçin e këmbës në një moment shumë të papërshtatshëm. Josipi është një luftëtar, u përpoq të qëndronte në fushë, por thjesht nuk funksionoi” ka thënë Kompani pas ndeshjes.

Ekipi mjekësor i Bajernit do të kryejë një skanim të detajuar me rezonancë magnetike gjatë ditës së sotme për të mësuar më shumë për lëndimin e yllit kroat./Indeksonline/