GazetaMax
Kuriozitete

Pas problemeve me zemër, vjen lajmi i fundit nga Davies

Mbrojtësi i krahut të majtë Alphonso Davies do të rikthehet në skuadrën e Bayern Munichut për ndeshjen në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit, pas tre muajve jashtë fushave për shkak të problemeve me zemër.
Pasi që kontraktoi Covid-19 në muajin janar, ylli kanadez u diagnostikua me myocarditis të lehtë, një inflamacion i muskujve të zemrës.
Pas shumë testeve mjekësore, Davies i është dhënë drita e gjelbër që t’i rikthehet stërvitjeve muajin e kaluar, dhe tani thuhet se mund të rikthehet me Bayernin në fushë për herë të parë që nga muaji dhjetor.

“Alphonso Davies do të jetë në skuadër, dhe rezultatet e testeve të tij mjekësore tregojnë që ai mund t’i rikthehet fushave. Ne do të marrim një vendim gjatë ditës. Në përgjithësi, mendoj që ai do të jetë në formacionin startues”, tha trajneri i Bayernit, Nagelsmann.
Alphonso Davies nuk është paraqitur për Bayernin që nga ndeshja e fundit para pushimit dimërorë, ku asokohe Bayerni u përball me skuadrën e Wolfsburgut, duke e mposhtur si vendas me rezultat të thellë 4:0.

Related posts

Shqipëria aranzhon miqësore me Arabinë Saudite

Gazeta Max

I kërkoi vendin startues në ndeshjen e UEFA Champions, trajneri kroat e largon nga ekipi kapitenin e ekipit shqiptar

Gazeta Max

Formati i ri i Ligës së Kampionëve shkakton konfuzitet te tifozët se si do të funksionojë

Gazeta Max