GazetaMax
Lajme

Pas Vlorës, aksion dhe në Tiranë për lirimin e hapësirave publike. Ministri Hoxha dhe strukturat përgjegjëse zbresin në terren

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake, strukturat e tyre dhe Policinë e Shtetit ishin në disa zona kyçe dhe të populluara në kryeqytet, si Bulevardi “Zogu i Parë”, Pazari i Ri, zona pas Muzeut Kombëtar dhe një kompleks pranë zonës së njohur si ’21 Dhjetori’.

Kjo në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e trotuareve, shesheve dhe hapësirave publike, jo vetëm në qendër por kudo, tek dhe për qytetarët.

“Asnjë subjekt nuk ka të drejtë të pushtojë hapësira në kurriz të komunitetit. Strukturat do të vijojnë me vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Apeli im shkon për çdo subjekt në shkelje, që të lirojë shpejt e vullnetarisht hapësirat e zëna, duke kontribuar për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe të aksesueshëm nga të gjithë”, tha ministri Hoxha.

Reagimet e para pozitive nga vetë subjektet nuk kanë munguar. Shumë subjekte kanë nisur sot të çmontonin strukturat e lokaleve, që kanë në shkelje.

“Falënderim për strukturat, që pavarësisht temperaturave të larta janë në terren, e mbi të gjitha për qytetarët që mbështesin këtë përpjekje për rregull e bashkëjetesë”, shkruan ministri i Brendshëm në një postim në rrjetet sociale.

Related posts

Filloi fushata e MPB-së dhe UNDP-së “Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër jo me armë”

Gazeta Max

Dimitrievski: E papranueshme se kemi histori të përbashkët dhe se flasim një dialekt të gjuhës bullgare

Gazeta Max

Rusia bombardoi maternitetin, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen e saj

Gazeta Max