GazetaMax
Lajme

Pas VMRO-së, tani edhe “E Majta” dorëzon nismën për referendum

Shkup, 28 shtator – Lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor ka dorëzuar Iniciativën për referendum.

“E majta ka dorëzuar sot propozimin për paraqitjen e nismës qytetare për referendum. Populli duhet të thotë fjalën e tij kur bëhet fjalë për çështje të interesit kombëtar”, tha Apasiev.

E majta ka paralajmëruar bllokadë të plotë të Kuvendit, nëse kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e refuzon edhe këtë iniciativë. Nga partia thonë se kanë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në dhe, siç paralajmëroi deputeti i majtë, Borisllav Krmov, “së bashku do të çojmë në paralizë të plotë të Kuvendin”.

VMRO-DPMNE do ta mbështesë edhe iniciativën e partisë E Majta për referendum, tha më herët lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski.

Të paktën njëqind nënshkrime nevojiten që Iniciativa të dorëzohet në Kuvend.

Paraprakisht, iniciativa për referendum për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë, të cilin VMRO-DPMNE e dorëzoi në Kuvend më 9 shtator, Xhaferi e hodhi poshtë me arsyetimin se ishte antikushtetuese dhe për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare që ratifikohen në përputhje me Kushtetutën, janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Related posts

“Vlojnë” pasaportat e arta pas luftës në Ukrainë, Maqedonia deri tani ka dhënë 119 të tilla

Gazeta Max

Kryeministri Xhaferi shtroi iftar!

Gazeta Max

Serbia paralajmëron eksporte të grurit në Ballkanin Perëndimor

Gazeta Max