GazetaMax
Lajme

Pastrohet shtrati i lumit në Reçicë të Vogël, drejtori Bislimi: Edhe një punë e kryer me sukses

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova”, Samet Bislimi, ka njoftuar se është pastruar shtrati i lumit në Reçicë të Vogël, duke dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetit.

Ai në rrjetet sociale e ka falënderuar edhe kryetarin Bilall Kasami, për siç thotë, premtimin e mbajtur.

“Sot përfundoj pastrimi i lumit në fshatin Reçicë e Vogël! Edhe një punë e kryer me sukses dhe përkushtim ndaj vendit tonë! Falënderojmë kryetarin për angazhimin dhe mbajtjen e premtimit! Ia VLEN për Reçicën e Vogël!”, ka shkruar Bislimi.