GazetaMax
Lajme

Pendarovski takon Kuleban, i shprehë mbështetje të plotë për popullin ukrainas

Shkup, 25 maj – Presidenti Stevo Pendarovski sot në Davos, pati takim të shkurtër me ministrin e Punëve të jashtme të Ukrainës, Dmitro Kulebën.

Presidenti Pendarovski, siç bëri të ditur Kabineti i tij, në bisedën me Kolebën e ka riafirmuar mbështetjen e plotë për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke theksuar se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s, në kuadër të mundësive do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën që synon t’i japë fund agresionit ushtarak, mbrojtjen e vlerave demokratike dhe vendosjen e paqes.

Kuleba ka shprehur falënderim për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, të deklaruar edhe në letrën e dërguar nga presidenti Pendarovski për presidentin ukrainas Zelenski.

Related posts

Bekteshi dhe Kovaçevski në takim me OEMV-në: Po marim masa për furnizim të pandërprerë me energji

Gazeta Max

Politikologu Vilson Junçaj: Malësisë i është rikthyer lavdia e saj e vjetër, Malësia frymon shqip

Gazeta Max

Korridori 8 dhe 10D, Grubi në Analiza 24: Një projekt që kthen vendin në pikë strategjike dhe të fuqishme ekonomike

Gazeta Max