GazetaMax
Ballina

Për 3 muaj, Bilall Kasami Kasami punëson gati 100 militantë të BESËS me kontrata

Ditët e qeverisjes së Bilall Kasamit po ecin me shpejtësi por atë për të cilën ai u zotua nuk po ndodhë.Gjithë ai zë poteste i tij kundër paraardhëses Teuta Arifi ka përfunduar në të njëjtat mënyra veprimi.Teuta me kontrata, Bilall Kasami poashtu me kontrata shkruan TetovaSot.

Teuta la qindra të tilla por edhe Bilall Kasami tashmë i ka 100 të tilla dhe mbase për katër vite këto shifra mund të arrijnë edhe në një mijë. Problemi mbetet se Teutës iu bënë publike emrat ndërsa këta tjerët ende nuk dihet se kush janë, me cfarë kushtesh janë pranuar por të paktën ajo që dihet është fakti se ata janë militantë të Lëvizjes Besa.

Kur kësaj i shton edhe administratën e stërngarkuar me punëtorë me vendime të përhershme, tregon historinë tjetër të qeverisjes që nuk po jep shpresë por është vetëm një vazhdimësi e qeverisjeve paraprake.

Kryetari ka një administratë të stërngarkuar por vazhdon të punësojë.Ai këtë po e bën në emër të ” transparencës” ose më saktë sa për ta bërë publike dicka për të cilët do që të duket një arsyetim në publik por në esencë është krejt dicka tjetër

Në tre muajt e parë të këtij viti Komuna e Tetovës ka lidhur gjithsej 78 kontrata.

Nga Komuna thonë se duke iu përmbajtur transparencës maksimale ndaj publikut dhe duke respektuar çdo detyrim dhe përgjegjësi ndaj opinionit, publikojmë Listën e të gjitha Kontratave në vepër të lidhura në mes personave fizik dhe Komunës së Tetovës, për tre muajt e parë të vitit 2022.
Jemi të vetëdijshëm se kemi gjetur një administratë të mbingarkuar, por nevoja e drejtimeve profesionale, na ka obliguar që të përforcojmë radhët që të mund të kompensojmë dhe realizojmë kërkesat e qytetarëve të lëna pas dore me vite të tëra.

Premtimi i dhënë para opinionit për publikimin e kontratave në vepër po zbatohet me saktësi. Në tre muajt e parë të këtij viti Komuna e Tetovës ka lidhur gjithsej 78 kontrata.

30 prej tyre janë kontrata të vazhduara nga administrata paraprake. Nga kontratat tjera një numër i konsiderueshëm janë të angazhuar në Inspektoratin Komunal si mbajtës të rendit sepse në këtë sferë ka pasur mungesë të theksuar. Po ashtu disa kontrata të lidhura më 1 janar të këtij viti janë kryesisht administrator të angazhuar në komisionin për legalizim dhe urbanizëm për shkak të vëllimit të madh të punës që ka ky sektor si pasojë e numrit të madh të lëndëve që duhet të zgjidhen dhe me këtë qytetarëve t’ju legalizohen objektet në kohë dhe sipas Ligjit për Legalizim. Një pjesë tjetër janë të angazhuar sipas nevojës në sektor të ndryshëm, siç janë kabineti i kryetarit të komunës, duke nisur nga pjesa organizative, zyra për komunikim me publikun etj.

Po ashtu njoftojmë opinionin se të gjithë të angazhuarit me kontratë në vepër, në fund të muajit kanë dorëzuar raport për punën e kryer.

Transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia para opinionit dhe para qytetarëve të Tetovës, mbeten imperativ kryesor i punës tonë thuhet në një komunikatë .

Kasami erdhi për ndryshim por qytetarët nuk e shohin atë.

Kasami erdhi për ndryshim por qytetarët nuk e shohin atë.Ai erdhi dhe sot cmimi i parkingjeve është rritur më shumë.

Akoma qyteti ka problem me ujin që shkakton secilën ditë reagime nga qytetarët të ndryshëm.

Për cdo gjë që ndodhë prej që kur mbaruan zgjedhjet e fundit lokale tashmë ka një përgjegjës për të mirë ose për të keq dhe ai është Bilall Kasami. Qytetarët e dijnë të shkuarën por duan ta shohin se cfarë të ardhme mund të presin nga një kryetar që e zgjodhën duke dënuar një tjetër.

Ai i shëtiti gjithë rrugët, bulevardet, institucionet dhe tani e vetmja gjë që duhet të bëjë është të punojë që ta shohin njerëzit ndryshimin e vërtetë .Ata nuk duan ankesat e vazhdueshme të një kryetari sepse i dhanë votë , pushtet dhe mundësi ta qeverisë Tetovën.Kjo e fundit di të të jep shumë gjëra por di edhe të ti merr në të njëjtën kohë.Tetova dhe tetovarët dijnë të votojnë dhe tashmë shigjetat janë të drejtuara vetëm kah Bilall Kasami për të cilin koha punon për të por njëkohësisht edhe kundër tij.

https://tetova.gov.mk/getart.aspx?aid=2955&lan=2&fbclid=IwAR0x0M5i6s6sK91iQtFLVNVyuoKo3cSRBVpOJ35Il7uJJg_kKA0H8jGNA0A

Related posts

Si të silleni ndaj dashurive të para të fëmijëve?

Gazetamax.mk

Shpresa Memedi shqiptarja e sukseshme në Zvicër që shkëlqen në punë dhe stil

Gazetamax.mk

Rënia e aftësive njohëse lidhet me ushqimin e përpunuar, zbulon studimi më i ri

Gazetamax.mk