GazetaMax
Lajme

“Përforcimi në krizë: roli i politikave” – konferencë e BP dhe BEI për 30 vjet pavarësi monetare

“Përforcimi në krizë: roli i politikave” është tema e konferencës së 8-të kërkimore ndërkombëtare që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup në organizim të Bankës Popullore në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), si pjesë e shënimit 30-të vjet të pavarësisë monetare në vend.

Në konferencë do të marrin pjesë mbi 40 pjesëmarrës – guvernatorët dhe anëtarët e bordeve të bankave qendrore, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe përfaqësues të komunitetit akademik nga jashtë dhe në vendin tonë. Mes tyre janë nënkryetarja e Bankës Evropiane për Investime Ljiljana Pavlova, nënkryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Mark Bouman, guvernatorët e bankave qendrore të Belgjikës, Kroacisë, Moldavisë dhe Shqipërisë, si dhe ministri i Financave Fatmir Besimi.

Në ngjarje do të bisedohet për sfidat kryesore për ekonomitë e rajonit – duke përfshirë tranzicionin klimatik, qëndrueshmërinë ekonomike, përfshirjen financiare, inovacionin dhe normën e re pas pandemisë – me theks të veçantë në rregullimet e politikave pandemike dhe efektet e pasigurisë në rritje nga përshkallëzimi i rreziqeve gjeopolitike në Evropën Lindore. Përmirësimi i qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është një tjetër temë që do të diskutohet.

Gjatë aktivitetit do të shpallet Çmimi Vjetor i BPRMV-së për punën më të mirë hulumtuese në fushën e makroekonomisë dhe sistemit bankar.

Related posts

Maqedonia dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhje të përbashkët qeveritare më 14 nëntor

Gazetamax.mk

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Gazetamax.mk

Aksion për dhurim të gjakut në MPB me rastin e 7 majit – ditës së policisë

Gazetamax.mk