GazetaMax
Lajme

Sesioni i dytë i Forumit “Forumet Rajonale të Komunitetit”

Shkup, 28 prill – Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet sesioni i dytë radhazi i programit “Forumet rajonale të komuniteteve”.

Ky sesion organizohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i balancuar rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”, me mbështetjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Siç kumtuan nga Qendra për zhvillim të Rajonit planor të Shkupit, në këtë sesion do të prezantohen koncept-zgjidhjet për projekt-propozimet për skemën e granteve dhe prezantimi i koncepteve nga lista e projekteve për Programin për zhvillim të balancuar rajonal të BRD/MLS.

Në seancë do të shpjegohen edhe kriteret për përzgjedhjen e projekteve të Skemës së Granteve si dhe mënyra e votimit. Pas diskutimit për projektet e paraqitura do të bëhet një përzgjedhje, përkatësisht renditja e zgjidhjeve konceptuale nga skema e granteve.

“Forumi rajonal i komunitetit është një program që synon përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave dhe qarkut.

Related posts

Komisioni Evropian kritikon Maqedoninë për agjendën e gjelbër, duhen ndryshime të mëdha

Gazeta Max

Në Kuvend debatohet për kandidatët për gjykatës kushtetues, në radhë Ljubomir Joveski

Gazeta Max

Osmani me plan për një Maqedoni të Veriut më të gjelbër dhe më të sigurt

Gazeta Max