GazetaMax
Lajme

Përfundoi thirrja për subvencione të trotinetëve, vazhdon për biçikleta

Shkup, 14 shtator – Qyteti i Shkupit njofton se ka përfunduar thirrja publike për subvencione për trotinete elektrike, ndërsa vijon aplikimi për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave.

Për trotinetet elektrike, mjetet të cilat i subvencionon Qyteti i Shkupit janë në vlerën 30 për qind të vlerës së një trotineti, por jo më shumë se 8.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

Në vijim është thirrja publike për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave. Mjetet që Qyteti i Shkupit i subvencionon për biçikleta janë në vlerën 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

Siç njofton Qyteti i Shkupit, qëllimi i thirrjeve publike është përmirësimi i cilësisë së mjedisit, përkatësisht përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve, nëpërmjet stimulimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit që të përdorin biçikleta dhe trotinete elektrike, gjë me të cilën do të zvogëlohet ndotja e shkaktuar nga trafiku.

Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua vendim për subvencionimin e të rinjve, për blerjen e trotineteve elektrike dhe biçikletave. Me vendimin për herë të parë parashikohen subvencione për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të cilët janë banorë të Qytetit të Shkupit.

Related posts

Fati i Kosovës i ngjashëm me atë të Ukrainës, përkrahja e SHBA-së dhe Perëndimit jetike!

Gazetamax.mk

Gjykata Kushtetuese nuk inicon procedurë as për Talat Xhaferin as për Artan Grubin

Gazetamax.mk

Paraburgimi i Muhamed Zeqirit vazhdohet edhe për 30-të ditë tjera

Gazetamax.mk