GazetaMax
Lajme

Përfundon takimi i partnerëve qeveritar, ja çka u diskutua

Shkup, 19 Qershor – Ka përfunduar takimi i partnerëve qeveritar, ku pas këtij takimi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, doli para mediave për të treguar se çka kanë diskutuar.

Ai tha se ndër diskutimet ka qenë propozimi francez, derisa theksoi se në lidhje me këtë Qeveria do të jap edhe një qëndrim të saj.

Kovaçevski, po ashtu tha se janë duke i ndjekur edhe zhvillimet në Bullgari, ndërsa tha gjithashtu se kanë diskutuar edhe për ekonominë dhe krizën.

Kryeministri, një rëndësi të veçantë i dha edhe opozitës, ku tha se me partnerët e koalicionit kanë diskutuar se si opozita për dy vite radhazi, me kërcenime dhe bllokada kanë bllokuar ligjet për qytetarët, ligjin për buxhetin e shumë ligje të tjera.

“Të gjithë bashkë erdhëm në përfundim se zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve por do t’i thellojnë ato. Prandaj zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024. Në periudhën e ardhshme vazhdojmë me zgjidhjen e krizës përmes pakos së re të krizave anti-krizë, reforma sistemore, luftë joselektive kundër korrupsionit të lartë dhe harmonizim të legjislaturës zgjedhore me rekomandimet e OSBE-ODIHR-së”, ka thënë Kovaçevski.

“Opozita të punojë në favor të qytetarëve se për atë janë zgjedhur”, shtoi Kovaçevski, derisa iu përgjigje edhe pyetjeve të gazetarëve.

Related posts

Fronti Kombëtar zyrtarizon kandidatët e parë për zgjedhjet lokale, Ahmeti: Bashkë për dinjitetin shqiptar

Gazeta Max

Shpallet konkurs për pasuesin e Villma Ruskovskës, ja kush mund të konkurojë

Gazeta Max

Taravari: Nuk bie pre e provokimeve të atyre që duan spektakël politik

Gazeta Max