GazetaMax
Ballina

Perimet që konsiderohen si aleati më i mirë në uljen e kolesterolit

Kolesteroli mund të jetë një problem kompleks. Nga njëra anë, organizmi ka nevojë për shumë funksione të ndryshme, dhe nga ana tjetër mund të jetë i rrezikshëm në sasi të tepërta dhe të rrisë shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se gjenetika luan një rol më të madh në mënyrën se si trupi përpunon kolesterolin dhe është një nga shkaqet e kolesterolit të lartë”, thotë dietologia Trista Best për Eat This.

Ka disa zakone të të ngrënit që mund të përkeqësojnë ose rrisin nivelin e kolesterolit. Gjithashtu, ka perime që do të jenë një aleat i madh në uljen e kolesterolit.

Spinaqi

Spinaqi është plot me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese për të cilat trupi ka nevojë, veçanërisht kur bëhet fjalë për menaxhimin e shëndetit të zemrës.

“Fibrat mund të reduktojnë kolesterolin e keq që qarkullon në trup. Perimet e pasura me fibra që mund t’i përfshini në dietën tuaj, të ngjashme me spinaqin, janë karotat, zarzavatet dhe drithi”, thekson Best.

(Foto: Freepik)

Shpargu

Shpargu përmban vitamina, minerale, fibra dhe lëndë ushqyese të tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës.

Brokoli

Brokoli është i gjithanshëm, i shijshëm dhe plot me lëndë ushqyese që ndihmojnë në menaxhimin e kolesterolit. Sipas dietologes Janet Coleman, kjo ndodh sepse brokoli përmban fibra dhe vitaminë C, si dhe beta-karoten që ndihmon në parandalimin e oksidimit të kolesterolit LDL në qarkullimin e gjakut.

Lakrat e Brukselit

Jo të gjithë i pëlqejnë lakrat e Brukselit, por ato janë plot me antioksidues dhe kanë veti anti-inflamatore që ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila ndihmon në ruajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme dhe në këtë mënyrë ul presionin e gjakut.

(Foto: GST)

Angjinare

Ne nuk hamë angjinare aq shpesh sa brokoli apo spinaqi, por ndoshta duhet – transmeton KP.

“Angjinarja është e pasur me fibra, magnez dhe antioksidantë si vitamina C dhe beta-karoten. Ato përmbajnë gjithashtu vitaminë K e cila ndihmon në parandalimin e formimit të mpiksjes së gjakut brenda arterieve. Angjinarja gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në të gjithë trupin”, thotë Coleman.

Related posts

“Melodie” e bukur e Leonit, ky është projekti i rradhës i rap artistit

Gazetamax.mk

Adelina po e falimenton burrin e saj, shikojeni në çfarë luksi po jeton!

Gazetamax.mk

6rdit thotë “Pull up” në projektin e ri (Video)

Gazetamax.mk