GazetaMax
Lajme

Përkrahje nga SHBA/ Todd Jacobus: Falë Bashkim Ramosajt, jam krenar që jam qytetar nderi i Deçanit

Në prag të zgjedhjeve komunale që do të mbahen të dielën, më 12 tetor, Todd Jacobus – Komandant i Departamentit për Çështjet e Veteranëve në Iowa, SHBA – ka uruar mikun e tij, Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Z. Ramosaj.

Në një postim publik, Jacobus shprehet:

“I uroj gjithë të mirat mikut tim, Kryetarit të Deçanit Bashkim Z. Ramosaj. Ju keni shërbyer me nder vendit tuaj si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe keni shërbyer me përkushtim komunitetit tuaj si Kryetar i Komunës së Deçanit. Jam mirënjohës që jam qytetar nderi i Deçanit – dhe e di që kjo nder është dhënë falë jush.

Ishte kënaqësi t’ju pres në Shtëpinë e Veteranëve në Marshalltown, Iowa, më 12 nëntor 2022, dhe vlerësoj shumë entuziazmin tuaj për themelimin e një qyteti binjak në Iowa. Do ta realizojmë këtë!

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, jam mirënjohës për miqësinë tuaj dhe mezi pres të vazhdojmë të ndërtojmë lidhje të forta.

Me respekt!
#IowaInKosovo #KosovoinIowa”

https://www.facebook.com/share/p/19cZJ82Sbh/

Related posts

Disa lagje të Shkupit sot pa energji elektrike

Gazeta Max

Muhamed Elmazi: Në Semenishtë ndjeva lidhjen me rrënjët e mia

Gazeta Max

Putin e kërcënon Zelensky

Gazeta Max