GazetaMax
Lajme

Përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë deri në zhvillim ekonomik më të madh në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 18 nëntor – Me bashkëpunim të përbashkët dhe mbështetje të ndërsjellë Ballkani Perëndimor do të arrijë zhvillim më të madh ekonomik, që do ta afrojë rajonin më afër Bashkimit Evropian, ishte theksuar në Forumin e sotëm Ekonomik Ballkanik që u mbajt në Shkup.

Perspektivat dhe politikat e zhvillimit ekonomik në rajon ishin temat kryesore të forumit.

“Për një të ardhme të mirë na duhet bashkëpunim, bashkim. E ardhmja do të jetë e ndritshme nëse ecim të bashkuar. Në tre vitet e fundit kemi dëshmuar se kemi vullnetin për të bashkëpunuar për të mirën e të gjithë qytetarëve, sidomos në kriza si tani. Ne po hyjmë në fazë të re të rritjes ekonomike në rajon, angazhimi ynë bazohet në një interes të përbashkët, i cili po rrit atraktivitetin e rajonit për investime, sepse rajoni ka potencial të madh”, theksoi zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Sipas tij, forumi është mundësi e shkëlqyer për nxitjen e zhvillimit të përbashkët ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Këshillit të Drejtorëve të Forumit Ekonomik Ballkanik, Sasho Qosev tha se rajonit i nevojitet mbështetje e ndërsjellë ekonomike.

“Duam në njëfarë mënyre ta tundim Ballkanin, të krijojmë energji të ndryshme dhe kushte për progres, mirëkuptim dhe mbështetje, diçka që vlerësojmë se i nevojitet rajonit dhe do ta sjellë në një fazë të ardhshme më të lartë të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve”, potencoi Qosev.

Sipas nënkryetares së Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi, Dubravka Shuica, e cila foli onllajn, kjo ngjarje është shkak për analizë të përbashkët të ndikimeve të ndryshimeve demografike të cilat do të japin kontribut gjatë krijimit të politikave.

“Konferenca ofroi propozime konkrete, kjo është mënyrë e mirë që të theksohen rekomandimet e ndryshme para se të prezantohen zgjidhjet kyçe”, tha Shuica.

Eurokomisari përgjegjës për Zgjerim, Oliver Varheji, i cili kishte video paraqitje, vlerësoi se forumet ekonomike përfaqësojnë mënyrë për zhvillim të përbashkët ekonomik të Ballkanit Perëndimor i cili do ta afrojë rajonin afër Bashkimit Evropian.

“Ne e pamë solidaritetin dhe mbështetjen e Ballkanit Perëndimor kur u përballëm me pasojat e luftës ruso-ukrainase, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndikimin në burimet energjetike. Ju mund të mbështeteni në mbështetjen dhe angazhimin tonë dhe jam i sigurt se nga ky forum do të dalin shumë ide të reja biznesi për rajonin”, tha Varhei.

Në forum folën edhe ambasadori austriak Georg Vucas dhe ekspertë të tjerë ekonomikë.

Related posts

Eurointegrimet, Ludva: Investimet dhe bashkëpunimi, në fokusin e vendit

Gazetamax.mk

Ahmeti rrëfehet për n’Demos dhe tregon kontaktet me Adem Jasharin dhe njohjen me Luan Haradinaj

Gazetamax.mk

Osmani në takimin e ministrave të PBEJ në Selanik

Gazetamax.mk