Përplasjet gjatë protestës në Tiranë/ Arrestohen 9 persona, 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë/ Arrestohen 9

Nëntë persona janë arrestuar, dy janë proceduar penalisht dhe 20 të tjerë janë shpallur në kërkim pas incidenteve të dhunshme të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë më 24 tetor 2026.

Në pranga ranë shtetasit A.Koçi, P.Lushi, E. Bulku, Sh. Mujsaku, O. Cishkeku, Z. Muca, S. Haxhi, M. Ladage, K. Mehaj dhe E. Doku.

Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore.

Mes të arrestuarve është edhe një shtetas gjerman, 23 vjeç. Në kuadër të të njëjtit hetim, po dje është arrestuar një person tjetër, E. Doku, 20 vjeç. Ai ka qenë në protestën e së dielës, por nuk është përfshirë në akte dhune. 

Nga verifikimet e policisë, ai ka thyer masën arrest në shtëpi për vjedhje, dhe dyshohet që të jetë përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë protestës së të shtunës, më 24 tetor.

Sipas Policisë, ai dyshohet se është përfshirë edhe në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, 20-vjeçarit K. Mehaj, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis Sativa.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar incidentet dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

9 të arrestuarit për protestën e zhvilluar ditën e diel:
A.Koçi, 27 vjeç
P.Lushi 45 vjeç
E.Bulku, 21 vjeç
Sh. Mujsaku 19 vjeç
O. Cishkeku 19 vjeç
Z. Muca, 25 vjeç
S.Haxhi, 20 vjeç
M.Ladage 23 vjeç ( gjerman)
K. Mehaj 20 vjeç; ( Në banesë iu gjet kanabis)

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe me lëndë piroteknike, punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 9 shtetas, procedohen penalisht 2 dhe shpallen në kërkim 20 shtetas.  

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm:

-u arrestuan shtetasit A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M., 19 vjeç, O. C., 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç (shtetas gjerman), dhe K. M., 20 vjeç;

-u proceduan penalisht 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 20 shtetas.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi E. D., 20 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të datës 24.10.2026. 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., 20 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Policia vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.      

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.