GazetaMax
Adrenaline

“Përse nuk luajti Rrahmani”, presidenti i Napolit i dërgoi “sms” trajnerit

Amir Rrahmani është bërë një lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit këtë sezon.
Qendërmbrojtësi kosovar ka shfaqur siguri të madhe në ekipin italian dhe është bërë një titullar i padiskutueshëm.
Nën drejtimin e Luciano Spallettit ai ka përparuar shumë dhe ka bërë ngritje profesionale.
Por, mediat italiane janë kthyer disa muaj prapa duke e zbuluar një rast interesant që kishte ndodhur në shtëpinë e Napolit.
Më saktësisht, në muajin shtator të vitit të kaluar, trajneri Spalletti kishte vendosur që në ndeshje me Juventusin t’ia besonte pozitën e titullarit grekut Kostas Manolas (në janar iu bashkua Olympiacosit) dhe në këtë mënyrë ta linte në bankën e rezervistëve Rrahmanin.

E ajo që kishte ndodhur më pas ishte diçka vërtet e papritshme.
Pas ndeshjes, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis i mllefosur i kishte dërguar “sms” trajnerit Spalletti, nga i cili kishte kërkuar sqarim se përse në atë lojë kishte luajtur Manolas e jo Rrahmani, shkruan mediumi italian “Il Mattino” , transmeton Express.
Naturisht, kjo përzierje në vendimet e tij nuk i kishte pëlqyer aspak trajnerit Spalletti.
Por, kjo nuk është hera e parë, pasi De Laurentiis iu ka dërguar më parë trajnerëve mesazhe telefonike edhe gjatë ndeshjeve.
Sidoqoftë, Manolas u largua nga Napoli në janar dhe kështu ia liroi përfundimisht vendin Rrahmanit.
Mbrojtësi kosovar ka thënë se ndihet i lumtur në Napoli, por kohëve të fundit po spekulohet se interesim për të ka shfaqur gjiganti anglez, Manchester United.

Related posts

Shkaktoi polemika për gjininë, boksierja algjeriane fiton përsëri dhe siguron medalje

Gazetamax.mk

Zbulohet prapaskenat, Reali i ofron super kontratë Rudigerit

Gazetamax.mk

Edhe pak ditë për të shkund arenën e boksit, Sefer Seferi bën përgatitjet e fundit

Gazetamax.mk