GazetaMax
Lajme

Personi i vdekur bëhet pronar i tokës

Dibër, 5 shkurt – Ndonëse në vitin 2000 Subi Vojka nga Dibra ka blerë pronë me sipërfaqe mbi 7400 metra katrorë në hyrje të qytetit, ai vazhdon të luftojë me institucionet. Thotë se nuk mund të dëshmojë se e gjithë pasuria është e tij. Kjo ngjarje ka filluar në vitin 2009, kur ai pretendon se i janë marrë më shumë se 400 metra katrorë nga parcela.

Pas peripecive të gjata, Vojka arriti të rikuperojë pjesën më të madhe të pronës pasi kishte siguruar dokumente që vërtetojnë se ka të drejtë. Por thotë se një pjesë e asaj që kishte mbetur u është shkruar personave tashmë të vdekur.

Për këtë, ai shton se tani nuk mund t’i kthehet pjesa e mbetur e pronës. Ai është ankuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në Policinë Financiare, në Kadastrën e Shkupit dhe Dibrës, në Prokurorinë Publike dhe në polici. Të gjitha i  kanë thënë se nuk janë kompetentë për ta zgjidhur rastin e tij.

Related posts

Nikolovska: Arsyeja e hapjes së azilit të pleqve është migrimi i rinisë jashtë vendit

Gazetamax.mk

Bislimoski: Kemi ndërmarrë masa për të shmangur rritjen e çmimit të energjisë

Gazetamax.mk

Foshnja lind pa shenja jete në spitalin e Pejës, Policia jep detaje

Gazetamax.mk