GazetaMax
Lajme

Pesë zjarre aktive këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut

Në territorin e Maqedonisë së Veriut, deri në orën 7:30 janë evidentuar gjithsej 37 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave pesë janë ende aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 29 janë shuar.

Zjarret aktive janë në komunat:

Vasilevë, Radovish dhe Berovë – në fshatin Niviçinë, malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës, ku digjen pyje me drunj të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi e ulët;

Fshati Greshnicë në Komunën e Brodit të Maqedonisë – digjet pyll i përzier dhe bar i thatë;

Ndërmjet fshatrave Lokvicë dhe Krapë – djegie e një pylli të degraduar me dushk, shkurre dhe bimësi të ulët;

Vendndodhja e quajtur Beshishki, afër fshatit Beshishtë (Prilep) – digjet pyll i përzier;

Komuna e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin ku është përfshirë nga zjarri një pyll me drunj të ulët.

Related posts

Greqia ia uron Ditën e Pavarësisë Maqedonisë së Veriut

Gazeta Max

Zëvendës Kryerevizori shtetëror, Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin Republikan

Gazeta Max

Kovaçevski takon homologun italian, Mario Draghi

Gazeta Max