GazetaMax
Lajme

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.

Ambasadori i është drejtuar një spitali privat në kryeqytet ku ka kryer me sukses ndërhyrjet e nevojshme, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku dhe u ndje keq.

Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.

Në helikopter për të asistuar ishte edhe një mjek nga spitali i Korçës.

Related posts

Në qendër të Shkupit mblidhen ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Gazeta Max

Misajllovski nga kazerma e Tetovës: Përmirësimi i kushteve të punës për secilin pjesëtar është prioritet për Ministrinë dhe Armatën

Gazeta Max

Angelovska-Bezhoska: Sistemi bankar dhe kursi i denarit janë stabil

Gazeta Max