Petrovska dhe sindikatat e mbrojtjes harmonizuan ndryshimet për Ligjin për shërbim në Armatë

Shkup, 21 Maj – Ministrja e Mbrojtes, Slavjanka Petrovska sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup realizoi takim me përfaqësuesit e sindikatave të fushës së mbrojtjes, në të cilin u arrit pajtueshmëri rreth propozim ndryshimeve në Ligjin për shërbim në ARM

“Përmes diskutimeve intensive që e pata me ju arritën në propozime që do t’i përmirësojnë ndjeshëm të drejtat e pjesëtarëve tanë, siç është harmonizimi me pagën minimale, ndërsa ajo do të thotë rritje lineare e pagave të personelit aktiv ushtarak dhe civil, e drejta e realizimit të pensionit do të jetë me përfundimin e stazhim 40 vjeçar, përkatësisht 38 për gratë pavarësisht moshës, ndërsa do të realizohet edhe përllogaritje e re për personelin aktiv ushtarak dhe civil, të cilët e kanë fituar të drejtën e pensionit nga dita e formimit të armatës në lartësi prej 80% gjatë dhjetë viteve më të favorshme të stazhit pensional”, tha Petrovska.

Sa i përket largimit si mundësi për ushtarët profesioni që kanë 45 vjeç, në vlerë prej 1000 euro për çdo vit të kaluar në armatë, propozimi i ri në përputhje me kërkesat e sindikatave është që shuma të jetë dy paga mesatare por jo më pak se 1000 euro, me çka është lënë hapësirë për shumë më të lartë.

Propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbim në Armatën e RMV-së ishin tërhequr nga ana e ministres Petrovska me qëllim që të plotësohen dhe të dorëzohen në Kuvend si produkt i përbashkët, i krijuar përmes një procesi inkluziv i ministrisë, shtabit gjeneral dhe sindikatave të mbrojtjes.

Përndryshe, Portalb.mk paraprakisht ka shkruar për pakënaqësitë e ushtarëve, përkatësisht çështjen e padive të ushtarëve në lidhje me (mos)pagesën e shtesave në rrogë e ngriti Portalb.mk. Më 2 dhjetor të vitit 2021 informuam se qindra të punësuar në Armatën e Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve dhe ushtarë profesionistë, po e padisin shtetin pasi që pretendojnë se nuk u paguhen shtesat dhe angazhimi për punë gjatë natës. Ata këtë e kanë bërë duke u thirrur në Ligjin për Marrëdhënie Pune. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes pretendon se shtesat për punë gjatë natës u paguhen në bazë të Ligjit për Mbrojtje, Shërbim në Armatën e RMV-së dhe Marrëveshjen Kolektive për të Punësuarit në Mbrojtje. Sipas të dhënave të ministrisë, shteti i ka humbur 400 prej 2.000 lëndëve dhe u ka paguar të punësuarve rreth 125.000 euro. Sindikatat që konsultuam u kanë dhënë të drejtë ushtarëve.

Të fundit në përqindje