GazetaMax
Lajme

Petrovska: Fuqia e një shteti shihet në atë se çfarë miq ka

Shkup, 17 tetor – Fuqia e një shteti nuk është vetëm në atë se çfarë armate ka, por edhe në atë se sa dhe çfarë miq ka. Takim i shkëlqyeshëm në Lubjanë me kolegun Marjan Sharec, ka shkruar ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovsa në profilin e saj në Fejsbuk.

“E konfirmuam bashkëpunimin e mirë tradicional mes dy vendeve në sferën e mbrojtjes, aleancën në NATO dhe riafirmuam se ndajmë vizion të njëjtë për rajonin – stabilitet, paqe dhe siguri. Këtë vit kemi shumë stërvitje, trajnime dhe aktivitete të përbashkëta, ndërsa më i rëndësishmi është bashkëpunimi në #NATO misionin për prani të përforcuar në Latvi, ku paqesorët tanë janë pjesë e kontigjentit slloven”, ka shkruar Petrovska.

Ajo ka shprehur falënderime për përkrahjen e vazhdueshme sllovene për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

“Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojë në rrugën drejt demokratizimit të tërësishëm dhe europeizimit të fuqishëm – rrugë e cila pashmangshëm lidhet me integrimin në Bashkimin Evropian”, shprehet ministrja e Mbrojtjes, Petrovska në Fejsbuk.

Related posts

Edhe një shtetase e Maqedonisë ka marë lëndime pas shpërthimi në Taksim të Stambollit

Gazeta Max

Rruga përgjatë Qendrës Sportive në Tetovë mes gropave dhe dëmtimeve: Qytetarët kërkojnë asfalt, komuna pa plan konkret

Gazeta Max

Kondarko: Dy nënshkrime nuk janë kushti i vetëm për një listë kandidatësh, KSHZ ka mekanizma për proces zgjedhor të qetë

Gazeta Max