GazetaMax
Lajme

Petrovska: Organizata e oficerëve rezervë është shembull dhe promovues i vlerave euroatlantike

Shkup, 29 prill – Jemi të lirë nga presionet e përditshme etnike, partiake, fqinjësore, mediatike dhe të tjera. Ministria e Mbrojtjes së bashku me ju si organizatë punojmë për afrimin, arritjen dhe integrimin dhe jo për izolimin e interesave euroatlantike të vendit. Ne e bëjmë këtë duke balancuar dhe toleruar vazhdimisht veprimtarinë mbikombëtare, mbietnike, mbipartiake me synimin e thjeshtë për t’u përballur me sfidat e përditshme në punë, me shqetësim të vazhdueshëm për sigurinë, paqen dhe mbrojtjen e qytetarëve nga të gjitha llojet e kërcënimeve dhe natyrisht duke ushtruar ato liritë dhe të drejtat. Këtë e kumtoi sonte ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në akademinë solemne me rastin e 70-të vjetorit nga themelimi i Organizatës së oficerëve rezervë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Dhe kjo është arsyeja pse të gjitha komunitetet janë përfshirë në Armatë, të bashkuara në një, të gjitha për të ndërtuar patriotizmin e vërtetë. Mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga rreziqet e konfliktit është me kohezionin tonë kolektiv për të gjitha çështjet dhe në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme nga sferat ekonomike, politike, ushtarake dhe të gjitha sferat e tjera të jetës shoqërore”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Petrovska rikujtoi themelimin e Shoqatës së oficerëve rezervë të Maqedonisë, fazat zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar Organizata aktuale e oficerëve rezervë.

Ministrja Petrovska shprehu ngushëllime familjes dhe kolegëve të të ndjerit të parakohshëm Toni Petreski nga Ministria e Mbrojtjes.

Në akademinë solemne pllaka jubilare nga Organizata e oficerëve rezervë pranuan presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës Vasko Gjurçinovski…

Related posts

Kuvendi e konstatoi rendin e ditës së mbledhjes së 73-të, do të vazhdojë me punë në orën 21

Gazetamax.mk

VMRO paralajmëron aferën “Parazitët”: Populli vdes urie, qeveritarët arkëtojnë shuma përrallore

Gazetamax.mk

Këto janë vendet europiane që mund të preken nga sulmet bërthamore

Gazetamax.mk