“Nuk është njeri” – Messi çmend të gjithë me videon e fundit, tifozët ndahen në mes nëse është e vërtetë apo e rreme

Lionel Messi ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme gjatë një video të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.
Ylli argjentinas vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të mirë në botë, teksa për shumë kë është më i mirë në histori.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë gjithmonë gjen aftësi për të befasuar të gjithë dhe këtë e ka bërë edhe së fundmi.
Messi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, në kuadër të reklamimit të këpucëve sportive “Diamond Edge” nga Adidas.
34-vjeçari gjatë ‘provës’ së këpucëve sportive ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme me topin në këmbë.

https://www.instagram.com/p/Cc59jtvjk_0/

Ai ka arritur të qëlloj topin në një shportë tri herë radhazi nga një distancë rreth 30-40 metrave.
Video e publikuar nga Messi ka filluar të bëjë bujë në rrjetet sociale, me disa që nuk po e cilësojnë ‘njeri’.

“Tani jam i bindur se ky djalë nuk është njeri”, “Çfarë saktësie” dhe “Ky djalosh është vetë futbolli”, ishin disa nga komentet përkrahëse.
“Budallenjtë mendojnë se është e vërtetë”, “Ai është i mrekullueshëm, por videoja është e rreme” dhe “Me siguri kjo është e rreme”, ishin disa nga komentet që nuk e besojnë vërtetësinë e videos. 

Të fundit në përqindje