GazetaMax
Lajme

Pikë e re kufitare, lidhja hekurudhore Shkup – Durrës dhe krijimi i “portit të thatë” në Strugë, Grubi propozoi tre konkluzione

Shkup, 14 nëntor – Zëvendës kryeministri Artan Grubi, në mbledhjen e sotme ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë propozoi tre konkluzione shtesë, për të cilat tha se shpreson që të miratohen në mbledhjet e ardhshme mes dy Qeverive. Grubi propozoi hapjen e një pike të re kufitare, e cila do të mundësonte lidhje më efikase në lidhjen e autostradave të dy vendeve në Korridorin 8, ku punët pritet të fillojnë në mars të vitit 2023.

“Me shpresë që do të bëhet një vendkalim tjetër, jo në Qafë Thanë , por pak më poshtë, i ri mes dy vendeve tona, që do të ulte koston me dhjetëra milionë euro të ndërtimit të autostradës”, tha Grubi.

Ai propozoi zhvillimin e projektit për lidhjen hekurudhore Shkup-Durrës, respektivisht infrastrukturën hekurudhore të Korridorit 8.

“Te ne duhet të modernizohet lidhja ekzistuese hekurudhore Kumanovë-Shkup-Kërçovë dhe të përfundojë ndërtimi i pjesës nga Kërçova deri në kufirin me Republikën e Shqipërisë, me gjatësi 63km si dhe nga Kumanova për në Bullgari në gjatësi prej 89km”, shtoi Grubi.

Ai gjithashtu propozoi që të krijohet i ashtuquajturi “porti i thatë” në Strugë, që fillimisht ka qenë ide e kryeministrit Rama. Grubi tha kjo nënkupton krijimin e një pike logjistike për transportin e mallrave që vijnë nga Porto Romano në Durrës.

“Këtu dua të falënderojë kryeministrin Rama i cili na mundësoi qasjen e një vendi pa det në Portin e Durrësit, dhe vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore dhe të afërta mes nesh”, pohoi mes tjerash Grubi.

Related posts

Gazrat helmuese që kanë thithur të lënduarit në Koçan ua kanë dëmtuar organet vitale

Gazeta Max

Ahmeti: Mbi funksionet partiake qëndrojnë misionet dhe pesha e madhe e përgjegjësisë

Gazeta Max

Ukraia raporton se forcat ruse kanë vrarë 300 njerëz në Mariupol

Gazeta Max