GazetaMax
Kuriozitete

Pogba: Zemra ime zgjodhi Juventusin, doja vetëm këtë rikthim

Paul Pogba ka komentuar rikthimin e tij në ‘Allianz Stadium’.
Mesfushori francez nuk ishte i gatshëm të vazhdonte qëndrimin në ‘Old Trafford’, por edhe nuk mori një ofertë të tillë.
Mes shumë ofertave të tjera që kishte për të, Pogba vendosi që të kthehej te Juventus. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri ishte një nga arsyet që shtyu vendimin e lojtarit.
“Unë kam kontaktuar me Maxi Allegri edhe sa isha në Mançester. Unë kam pranuar shumë oferta, por zemra ime zgjodhi Juventusin: Unë doja vetëm këtë rikthim”, ka thënë Pogba.
“Kisha shumë probleme te Man United, si lëndimet, trajnerët e ndryshëm dhe pozitat në fushë”, shtoi francezi.
Pogba është një nga dy përforcimet e mëdha të Juventus këtë verë, anash Angel Di Maria.

Related posts

12 lojtarë që Ten Hag kërkon t’i shes Manchester United

Gazeta Max

Gerrard në garë për të marrë drejtimin e Wiganit

Gazeta Max

Man Utd merr vendim shokues për Rashfordin

Gazeta Max