GazetaMax
Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, viktima dhe i dyshuari ishin familjarë

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë në Balaj të Ferizajt pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga kusheriri i tij.

Policia përmes një njofimi ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit është gjetur arma e zjarrit (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Sipas Policisë, deri te rasti dyshohet se erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të dyshuarit dhe viktimës, të cilët ishin në lidhje gjaku (kushërinj). Në ditën kritike, pas një fjalosjeje, i dyshuari kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte shtënë katër herë mbi viktimën.

“Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ka thirrur policinë për rastin dhe vendndodhjen e tij. Ai është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, në Sektorin Rajonal të Hetimeve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës I.R. (M/K), i lindur në vitin 1987, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa i dyshuari B.R. (M/K), i lindur në vitin 1974, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë Policia./21Media

Related posts

Allabakovski dënohet me gjashtë muaj me kusht për shkaktimin e zjarrit në Q.K “Vanço Mihajllov”

Gazeta Max

Tensionet Tajlandë-Kamboxhia mbeten të larta pas përleshjeve kufitare

Gazeta Max

Anjë konkluzion nga takimi i liderëve

Gazeta Max