GazetaMax
Kuriozitete

Portugalia mposht Turqinë për të kaluar në finale të play-offit

Portugalia ka arritur të mposht Turqinë me rezultat 3-1 në ndeshje gjysmëfinale të play-offit.
Ndeshja nisi mirë për Portugalinë që kaluan në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes.
Otavion shënoi nga afër pas një topi të kthyer nga portieri për 1-0.
Para se të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Diogo Jota që shënoi me kokë për 2-0.
Turqia hapi ndeshjen në pjesën e dytë, kur shënuan në minutën e 65-të.
Ishte Burak Yilmaz ai që gjeti rrjetën për 2-1.
I njëjti lojtar ka mundur të barazojë rezultatin në minutën e 83-të, por gjuajti jashtë nga pika e bardhë.
Mende shënoi krejt në fund për 3-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Portugalia shkoi në finale për të pritur fituesin e ndeshjes, Italia – Maqedoni e Veriut.

Related posts

Shaqiri: Një lojë miqësore kërkon miqësi, Zvicra dhe Kosova ndajnë një miqësi të madhe

Gazeta Max

Driton Halimi do të garojë në nivel botëror

Gazeta Max

Watford arrin marrëveshje me Barcelonën për Rey Manajn

Gazeta Max