GazetaMax
Ballina

Prej San Remo në burg, fakte për jetën e Elsa Lilës

Elsa Lila u arrestua këtë të mërkurë nga policia italiane së bashku me 12 persona të tjerë pasi ishte pjesë e një grupi trafikimi droge. Sipas mediave, aktiviteti koordinohej në një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia të Romës, i cili menaxhohej nga këngëtarja.

Përpara këtij lajmi që ka qarkulluar me të madhe dy ditët e fundit, Elsa ka qenë gjithmonë një nga këngëtaret më të dashura për publikun, e cila u ngjit në skenë kur ishte adoleshente në 1996 dhe fitoi Festivalin e RTSH.

Suksesi për Elsën vazhdoi edhe në Itali, ku ajo preku skenën e madhe të Festivalit të Sanremos me këngën “Valeria” në vitin 2003. Në vitin 2007 këngëtarja mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita”, dhe që atëherë jeta e artistes ka vijuar në Romë.

Elsa është nënë e një vajze 10-vjeçe të quajtur Evita. Kohë më parë në një intervistë të rrallë për jetën private, këngëtarja tregoi se ndodhej me partnerin e saj në Madagaskar, ku dhe zbuloi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ajo tregoi gjithashtu për herë të parë se partneri i saj ishte italian dhe quhej Alessandro. Por sipas burimeve mësohet se lidhja e këngëtares dhe babait të vajzës së saj ka përfunduar kohë më parë.

Elsa herë pas here është rikthyer për publikun shqiptar në vendin e saj, duke marrë pjesë në projekte të ndryshme. Këngëtarja ka pasur një jetë të vështirë në fëmijëri dhe adoleshencë. Ajo në 1997 humbi tragjikisht të ëmën, violinisten e njohur Eva Vishaj, humbje të cilën ajo e ka vuajtur shumë.

Related posts

4 presidentë në Kiev, Polonia dhe vendet baltike premtojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe mbështetje për në BE

Gazetamax.mk

Thellohet kriza e ushqimeve në botë

Gazetamax.mk

“Status” në revoltë për pozitën e gruas në shoqëri

Gazetamax.mk