GazetaMax
Lajme

Presidentja hungareze Novak nesër për vizitë në Shkup, zbardhet agjenda

Shkup, 5 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i koleges së tij hungareze Katalin Novak, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Sipas njoftimeve nga Kabineti i shefit të shtetit, presidentja e Hungarisë do të pritet në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, e më pas do të ketë një takim kokë më kokë ndërmjet Pendarovskit dhe Novakut dhe një takim plenar të delegacioneve të dy vendeve.

Novak do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa së bashku me Pendarovskin do të takohen edhe me përfaqësues të organizatave rinore.

Në kuadër të vizitës, presidentët Pendarovski dhe Novak do të vendosin kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup. 

Related posts

Shoferët privatë kërkojnë takim me Arsovskën, do të qëndrojnë në rrugë gjatë gjithë orarit të punës

Gazetamax.mk

VMRO-DPMNE ka dorëzuar 200 amendamente për buxhetin

Gazetamax.mk

Osmani: Maqedonia e Veriut është aktor i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare

Gazetamax.mk