GazetaMax
Lajme

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.

Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

Presidentja i ka uruar suksese z.Kurti, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.

Related posts

Kushtrim Ahmeti zgjidhet u.d rektor i Universitetit të Tetovës

Gazeta Max

“Ndikimi rus në Ballkan është ende i pranishëm”, Mujanoviq: Dodik dhe Vuçiq janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm

Gazeta Max

Ndryshimet e motit kanë ulur Shkupin në listën e qyteteve të ndotura

Gazeta Max