GazetaMax
Lajme

Prezent Kovaçevski, Ahmeti e Gashi – nis mbledhja e koalicionit qeverisës

Shkup, 19 Qershor – Në ambientet e Qeverisë janë mbledhur partnerët e koalicionit qeverisës, përcjell TV21. Prezent është kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ai i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvenëskryeministri i parë, Artan Grubi, kreu i Alternativës Afrim Gashi, kryetari i PLD-së Goran Milevski dhe përfaqësues të partive tjera të koalicionit.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pret që takimi të rikonfirmojë qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024 së bashku me zgjedhjet presidenciale.

I pyetur më herët nëse do të diskutohet nesër për qëndrimin e vendit për Bullgarinë nëse nuk marrim datë, Kovaçevski u përgjigj se secili mund ta shprehë mendimin e tij, por qëllimi i takimit është që të diskutohet gjithçka që është bërë për të përballuar krizën gjatë kësaj qeverie dhe çfarë mund të ndërmerret në të ardhmen.

Mbetet të shihet nëse do të diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Ndahen mirënjohjet “Të rinj të suksesshëm” për arritje të rëndësishme në vitin 2021

Gazeta Max

Qeveria humb betejën në gjykatë me personat me aftësi të kufizuar

Gazeta Max

Më 17 Maj ministrja Trençevska takon Nedelkovin nga SASHK

Gazeta Max