Aeroporti italian Bergamo-Orio al Serio pezulloi fluturimet të shtunën në mbrëmje për shkak të problemeve teknike me sistemin e udhëzimit të uljes për avionët. Përshkak të situatës mijëra pasagjerë u detyruan të kalonin natën në aeroport.
SACBO, kompania që menaxhon aeroportin, tha se problemi teknik ishte zgjidhur rreth mesnatës. Megjithatë, administrata e aeroportit paralajmëroi se fluturimet mund të vonohen ose anulohen.
Incidenti çoi në anulimin e 26 fluturimeve në nisje, me 6 të devijuara në aeroporte të tjera dhe 7 të riplanifikuara për t’u nisur të dielën. Mijëra udhëtarë kaluan natën në aeroport, me imazhe që tregonin njerëz që flinin në dysheme dhe në zonat e marrjes së bagazheve.

