GazetaMax
Lajme

Prof. Bujamin Bela, këshilltar i ri i Izet Mexhitit

Kur vendimet strategjike përcaktojnë të ardhmen e Çairit, është e domosdoshme të ketë ekspertë që i çojnë përpara proceset, kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke prezantuar anëtarin më të ri të ekipit të tij.

Prof. Bujamin Bela i është bashkuar ekipit të Mexhitit si këshilltar për çështje ekonomike dhe buxhetore. Ai sjell ekspertizë të çmuar dhe vizion profesional për zhvillimin e komunës.

Bela është akademik i doktoruar në fushën e menaxhmentit në Universitetin e Stambollit, një institucion me renome ndërkombëtare. Ai është dalluar si student ekselent dhe sot është profesionist me dije të thella, të cilat tashmë do t’i vërë në shërbim të Çairit.

“Mirë se vjen në ekipin fitues, profesor!”, ka shkruar Mexhiti në njoftimin e tij publik.

Related posts

Vrau gruan në Zvicër, ky është dënimi që mori shqiptari nga gjykata zvicerane

Gazeta Max

Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023

Gazeta Max

Enver Hoxhaj publikon njërin nga aeroplanët luftarak që bombardoi Serbinë

Gazeta Max