GazetaMax
Lajme

Profesori Arianit Reka merr ftesë në universitetin elitar në Kinë, duke arritur një tjetër majë akademike në arenën ndërkombëtare

Doc. Dr. Arianit Reka, profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, ka bërë të ditur se ka pranuar një ftesë zyrtare nga Universiteti i Minierave dhe Teknologjisë në Kinë (CUMT), një ndër institucionet më prestigjioze në Azi në fushën e materialeve dhe teknologjisë.

Reka do të marrë pjesë si Shkencëtar Vizitor në Departamentin e Materialeve dhe Fizikës, ku do të zhvillojë një program njëjavor me angazhim intensiv kërkimor në qytetin Xuzhou.

“Një lajm të bukur që dua ta ndaj me ju ✨

Kam pranuar ftesë zyrtare nga Universiteti i Minierave dhe Teknologjisë në Kinë 🇨🇳, një nga universitetet më të vlerësuara në Azi në fushën e materialeve dhe teknologjisë, për të marrë pjesë si Shkencëtar Vizitor në Departamentin e Materialeve dhe Fizikës. Qëndrimi im në Xuzhou do të jetë njëjavor, me angazhim intensiv kërkimor.

Bashkëpunimin me këtë universitet e kam nisur gjatë viteve 2019-2020, si vazhdimësi e projektit tim të doktoratës. Gjatë viteve 2021-2022, realizuam një projekt ndërkombëtar mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut, ku kam shërbyer si Udhëheqës Shkencor i Projektit. Ndërkohë, kemi publikuar 5 punime shkencore të përbashkëta, dhe në vitin 2024 nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi mes CUMT dhe Universiteti i Tetovës – UT.

Kjo ftesë është rezultat i bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe të suksesshëm, dhe hap mundësi të reja për kërkim, shkëmbim akademik dhe zhvillim të materialeve të gjelbra dhe teknologjive të qëndrueshme.

Pas përvojës në SHBA, ky është një tjetër hap përpara në rrugëtimin tim shkencor, për ta sjellë këtë përvojë, dije dhe rrjet ndërkombëtar tek studentët tanë dhe në universitetin tonë.

Vazhdojmë të punojmë me përkushtim, me hapa të qetë dhe të sigurt.

#UT #CUMT #SHKENCA 🇲🇰 🇨🇳”, ka përfunduar Reka.